Ronaldo i shënon dy gola Parma-s, Juventusi nis shkëputjen nga Interi – A2

Ronaldo i shënon dy gola Parma-s, Juventusi nis shkëputjen nga Interi

ronaldoooo 1100x620

Ronaldo shkëlqen në një tjetër ndeshje me Juventusin. Portugezi ishte njeriu i takimit në fitoren e vështirë 2-1 të bardhezinjve ndaj Parma-s.

34-vjeçari realizoi një gol të bukur në fundin e pjesës së parë, ndërsa Parma u përgjigj me të nisur e dyta, me anë të një goli të shënuar nga Cornelius.

Megjithatë, mendoi sërish Ronaldo që baraspesha të mos zgjaste shumë, duke shënuar edhe golin e fitores për Juventusin. Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 51 pikëve, 4 më shumë se Interi që u ndal në fushën e Lecce-s në një barazim 1-1.