Shitet koleksioni i automjeteve të Paul Walker, 6 vjet nga vdekja e aktorit – A2

Shitet koleksioni i automjeteve të Paul Walker, 6 vjet nga vdekja e aktorit

Ai jo vetëm ka qenë pjesë e “Fast and Furious”, por aktori i ndjerë Paul Walker ishte i fiksuar pas makinave edhe në jetën e tij reale.

Gjashtë vite nga vdekja e tij, shumica e automjeteve nga koleksioni i tij personal janë shitur, ndërsa disa janë mbajtur nga vajza e tij Meadoë Rain Walker.

Koleksioni, i cili përfshin një përzierje të makinave, motoçikletave dhe kamionëve, u shit në ankand, nga e mërkura deri të shtunën, për 2,333,450 dollarë.

“Ai ka frymëzuar gjenerata të tëra të apasionuarish pas makinave. Ne kemi punuar me një mik të Paul, i cili është kujdesur për koleksionin e makinave pas vdekjes së tij”, ka thënë Craig Jackson, drejtori i kompanisë që zhvilloi ankandin.

Paul Walker vdiq në mënyrë tragjike në moshën 40 vjeçare, më 30 nëntor 2013, pas një aksidenti me makinë në Kaliforni.