Shpëtohet alpinistja e aksidentuar në malin e Tomorit, Xhaçka: Operacion i vështirë – A2

Shpëtohet alpinistja e aksidentuar në malin e Tomorit, Xhaçka: Operacion i vështirë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se Forcat Ajrore kanë zhvilluar një operacion të vështirë në Malin e Tomorit, ku kanë arritur të shpëtojnë një alpiniste të aksidentuar.

“Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorit, në lartësinë mbi 2100 metra dhe në kushtet e shikimit të kufizuar.

Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, shkruan ministrja në Facebook, ndërsa bashkëngjitur ka postuar edhe disa foto nga operacioni.