Tentuan grabitjen, qëllojnë me armë brenda në banesë çiftin e bashkëshortëve – A2

Tentuan grabitjen, qëllojnë me armë brenda në banesë çiftin e bashkëshortëve

policia 2 1100x620
Foto arkiv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, në rrugën “Njazi Meka”.

Policia ka bërë të ditur se 2 persona kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L. dhe pasi janë konstatuar nga këta të fundit, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Si pasojë, janë plagosur çifti i bashkëshortëve, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia po vijon krehjen e zonës dhe ka ngritur disa pika kontrolli për arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.