Vëllezërit italianë shesin kompaninë 600 mln euro, shpërblim deri në 25 mijë për punonjësit! – A2

Vëllezërit italianë shesin kompaninë 600 mln euro, shpërblim deri në 25 mijë për punonjësit!

kompaniaa 1100x620

Një dhuratë për punonjësit për t’u treguar mirënjohjen. Në varësi të vjetërsisë dhe rolit të tyre, punëtorët, studiuesit, menaxherët, nga vende të ndryshme të botës, u shpërblyen nga 5 mijë deri në 25 mijë euro.

Ky ishte vendimi i marrë nga vëllezërit Enzo dhe Maurizio Bartoli, të cilët shitën kompaninë “Ice spa” te një fond investimesh në SHBA për 600 milionë euro. “Ne donim të falënderonim ata që e përmirësuan kompaninë tonë”, ka thënë për mediat italiane Enzo.

Kompania me qendër në Reggio Emilia, e themeluar nga babai i tyre, Walter, në vitin e largët 1949, është një nga më të suksesshmet në Itali në sektorin kimik dhe farmaceutik.

Pas shitjes në muajin nëntor, për shifrën e 600 milionë eurove te grupi amerikan “Advent International”, askush nga punonjësit nuk e humbi punën. Madje, për ta pati një shpërblim nga pronarët e vjetër, tashmë!

“Biznesi ishte shumë i përqendruar tek unë dhe vëllai im. Për të garantuar të ardhmen, ne vendosën ta shisnim atë”, ka thënë Enzo.

Një veprim për t’u përgëzuar nga dy vëllezërit milionerë.