Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vriten 60 ushtarë nga militantët e mbështetur nga Irani

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 09:16 | Bota
Vriten 60 ushtarë nga militantët e mbështetur nga Irani

Militantët houthi, që mbështeten nga Irani, sulmuan një kamp trajnimi të ushtrisë në qytetin Marib të Jemenit duke vrarë 60 ushtarë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Sipas mediave lokale, gjatë sulmit të militantëve ndaj bazës ushtarake u përdorën raketa balistike dhe dronë.

Dhuna në Jemen ka marrë përmasa të mëdha që nga viti 2015 kur rebelët houthi rrëzuan nga pushteti presidentin Abd-Rabbu Mansour Hadi, të cilit i erdhi në ndihmë koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Houthit, të cilët kanë kontrollin e kryeqytetit dhe shumë qyteteve të tjera, mohojnë të jenë “kukullat”e Iranit. Ata deklarojnë se janë duke luftuar një sistem të korruptuar.

Deri tani rebelët houthi nuk e kanë marrë përgjegjësinë e sulmit me 60 viktima në bazën ushtarake.

A2 CNN Livestream

Dita jonë