“WhatsApp”, probleme për 96% të përdoruesve për 3 orë! – A2

“WhatsApp”, probleme për 96% të përdoruesve për 3 orë!

whatsapp 600x338

“WhatsApp” është shndërruar në një nga aplikacionet më të përdorura në botë për dërgimin e mesazheve, videove, fotove, por edhe audio.

Megjithatë, ky aplikacion kaq shumë i përdorur ka vënë në “panik” miliona përdorues në mbarë botën pas mesditës së të dielës. Për 3 orë me radhë, duke nisur nga ora 12:00, dërgimi ose marrja e videove ose audiove, ishte e pamundur në zona të ndryshme të planetit.

Por ky problem tashmë duket se është zgjidhur. “Jemi kthyer në funksion 100%. Na vjen keq për çdo shqetësim të shkaktuar”, ka thënë një zëdhënës i “Facebook”.

Faqja “downdetector.it” shkruan se problemet në dërgimin e mesazheve janë regjistruar te 96% e përdoruesve të këtij aplikacioni.

Menjëherë pas problemeve, #whatsappdown u bë nja nga hashtagët më të përdorur në Twitter, ku përdorues nga Europa, India, por edhe Kina raportonin problemet që kishin.