Xhaçka: Së shpejti nis puna për bazën e Kuçovës – A2

Xhaçka: Së shpejti nis puna për bazën e Kuçovës

Screenshot 1 28 1100x620

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejt do të nisë puna në terren për bazën ajrore të Kuçovës, në bazë të projektit të NATO-s.

Sipas ministres Xhaçka, Forcat e Armatosura po vijojnë modernizimin vit pas viti përmes projekteve e investimeve të rëndësishme.

Xhaçka shton se brenda vitit do të instalohet dhe radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane “Lockheed Martin” do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore.