“Çmendet” moti në Spanjë, stuhi dhe reshje të dendura dëbore – A2

“Çmendet” moti në Spanjë, stuhi dhe reshje të dendura dëbore

Pjesa lindore e Spanjës u përfshi nga moti i keq këtë të hënë, me rrebeshe të dendura shiu, erë të fortë dhe stuhi dëbore.

Aeroporti i Alicantes u mbyll, ndërsa shumë zona mbetën të bllokuara si pasojë e dëborës së pazakontë. Ndërkohë, dallgët e detit arritën në disa metra.

Mediat lokale raportojnë edhe vdekjen e një gruaje 54-vjeçare në Valencia nga hipotermia. Ndërkohë, edhe një 44-vjeçar vdiq si pasi u përplas nga një makinë që humbi kontrollin në rrugët e mbuluara nga dëbora në Santander.