Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Coronavirus" në Shqipëri? Merret nga kafshët, OBSH kërkon rritjen e masave

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 18:49 | Aktualitet
"Coronavirus" në Shqipëri? Merret nga kafshët, OBSH

Virusi i ri që po merr jetë njerëzish e po përhapet me shpejtësi në Kinë, nuk e ka prekur Shqipërinë. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se nuk kemi raste me koronavirus, një sëmundje që fillimisht ngjan me gripin, por shkakton komplikacione, deri në humbje jete.  

Mjekët thonë se është i ngjashëm me sëmundjen e SARS-it, ku burim infektimit janë kafshët. Për personat që udhëtojnë nga Kina drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, infeksionistët rekomandojnë kujdes të shtuar.

Ndërsa për popullatën në Shqipëri mjekët këshillojnë higjienë të shtuar dhe shmangien e ushqimeve të pa gatuara mirë.

https://a2news.com/2020/01/20/coronavirus-perhapet-me-shpejtesi-virusi-misterioz-ne-kine-shtohen-te-prekurit/

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë iu kërkon të gjitha vendeve të rrisin survejancën për infeksionet e rënda respiratore si dhe për çdo rast të pazakontë, të prekura apo të dyshuar me koronavirus të njoftojnë OBSH.

Aktualisht në vendin tonë janë në qarkullim infeksionet respiratore ku numri i të prekurve është në rritje. Fillimi i shkurtit është parashikuar të jetë kulmi i epidemisë së gripit me mbi 18 mijë të prekur në javë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani