“Coronavirus” përhapet me shpejtësi, virusi misterioz në Kinë shtohen të prekurit

KR VIRUSI KINES frame 750 1100x620

Rëndohet bilanci i viktimave nga Kinë, i shkaktuar nga një virus i ri misterioz. Një person ndërroi jetë në Wuhan, qytet ku u shfaq rasti i parë, duke e çuar bilancin në tre të vdekur në total. Janë shtuar edhe rastet e reja, ku vetëm në dy ditët e fundit janë raportuar 139 persona të prekur nga “coronavirusi”.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, virusi po përhapet me shpejtësi nga Wuhan në qytete të tjera të mëdha. Autoritetet e Kinës flasin për mbi 200 të prekur, shumë prej të cilëve janë në karantinë, ndërsa shtohet frika e përhapjes në masë edhe në shtete të tjera me afrimin e Vitit të Ri kinez.

Koreja e Jugut raportoi rastin e parë, pas Tajlandës me dy pacientë dhe Japonisë me një të prekur. Virusi që nisi në Wuhan, është pjesë e të njëjtës familje të viruseve koronare si SARS, që është sindroma e rëndë akute e rrugëve respiratore.

SARS vrau mbi 700 persona kur u përhap në botë 17 vite më parë. Mjekët dhe shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë mënyrën e transmetimit të këtij virusi dhe metodën për parandalimin e tij.