Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Hetimet për tërmetin, 7 ekspertë italianë në ndihmë të Prokurorisë së Durrësit

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 14:32 | Aktualitet
Hetimet për tërmetin, 7 ekspertë italianë në

Shtatë ekspertë italianë do t’i bashkohen grupit hetimor të Prokurorisë së Durrësit për të ofruar asistencë teknike lidhur me hetimet për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në Prokurorinë e Përgjithshme pati një takim me delegacionin i cili kryesohet nga dy prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe inxhinierë.

Ky takim është mundësuar nga PAMECA dhe në fokus është asistenca teknike për tërmetin.

Për abuzimet me ndërtimet pa leje në zonën e Shijakut dhe Manzës janë në hetim 19 zyrtarë dhe efektivë policie. Mes tyre, 8 janë në arrest me burg. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë