Khabib-McGregor, në sytë e 90 mijë tifozëve në Londër?! – A2

Khabib-McGregor, në sytë e 90 mijë tifozëve në Londër?!

Gjithnjë e më shumë, artet marciale të miksuara po marrin një vëmendje të madhe dhe fansat e UFC po rriten çdo ditë. Një meritë të jashtëzakonshme për këtë ka edhe irlandezi Conor McGregor.

Ai u rikthye në oktakon pas 15 muajsh mungese dhe arriti brenda 40 sekondave të shkatërronte kundërshtarin e tij amerikan Donald Cerrone.

Megjithatë, fansat e irlandezit, të cilët janë me miliona në të gjithë botën, presin me padurim një hakmarrje ndaj kampionit Khabib Nurmagomedov.

Për këtë përballje ka reaguar edhe presidenti i UFC-së Dana White, i cili ka kundërshtuar McGregor, që ka thënë më parë se do të ndeshej edhe në Rusi me Nurmagomedov, por ka bërë të ëndërrojnë fansat, duke thënë se një duel gjigantësh mund të mbahet në stadiumin “Wembley”, në sytë e 90 mijë spektatorëve.

“Ndeshja e kthimit nuk do të jetë në Moskë për shumë arsye. Me gjasë mund të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, Nju Jork, Dallas ose në Las Vegas. Mund të jetë stadiumi “Wembley”, pasi ka një kapacitet prej 90 mijë spektatorësh, siç ndodhi me Anthony Joshua, ose Cardiffi, pasi stadiumi ka një kapacitet të ngjashëm”, ka thënë Dana White.