Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kjo është Thwaites, akullnaja që mund të “fundosë” botën

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 12:11 | Lifestyle

Nuk ka shumë pamje të detajuara të akullnajës Thwaites, sepse në afërsi të këtij gjiganti akulli me dimensionet e Britanisë së Madhe nuk kanë mbërritur më shumë se 50 persona, në tërë historinë.

Por kjo pjesë e izoluar e Antarktidës së shpejti do popullohet nga qindra shkencëtarë që do ta studiojnë në çdo detaj, sepse nga përllogaritjet e tyre, në qoftë se planeti rrezikohet nga një kataklizëm, ai nuk vjen nga meteoritët ose vullkanet, por pikërisht nga Thwaites.

Akullnaja ka filluar të shkrijë qysh nga vitet ’90,  por dy dekadat e fundit ritmi është dyfishuar, duke shndërruar 35 miliardë tonelata akull në ujë çdo vit.  

Po të shkrihet i tëri, niveli i detit do të rritej me 65 centimetra, duke krijuar probleme  të mëdha në çdo qytet bregdetar.

https://a2news.com/2019/10/31/paralajmerimi-i-eksperteve-bota-e-papergatitur-per-ndryshimet-klimatike/

Por lajmet e këqija nuk mbarojnë këtu. me shkrirjen e Thwaites do të krijohej një efekt domino me akullnaja të tjera të Anktartidës, që potencialisht do të ngrinte nivelin e detit me më shumë se 3 metra në 200 vjet, duke shkatërruar në këtë mënyrë pjesën më të madhe të civilizimit.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani