Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Negociatat për koalicion, replika në distancë mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 16:19 | Kosova
Negociatat për koalicion, replika në distancë mes

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shkëmbyen replika në distancë pas dekretimit të Albin Kurtit si kryeministër për formimin e qeverisë së re. Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, iu drejtua LDK-së me një tjetër video-mesazh.

Kurti bëri me dije se nuk pranon propozimin e LDK-së, ndërsa fton partinë e Isa Mustafës që të heqë dorë nga ultimatumet dhe e fton në takim për të finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje. “Nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të LDK, por jemi të gatshëm për gjetjen e alternativave të tjera që do të ishin të pranueshme për të dy palët”, tha Kurti në një videomesazh në Facebook. Qëndrimin e LDK për t’u takuar vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes Kurti e quajtur të gabuar. “Besoj se duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve”, tha ai.

Të dekretuarit si kryeministër, iu kundërpërgjigj deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, në një prononcim për median “Ekonomiaonline”. “Unë nuk besoj që kjo qasje ndihmon në arritjen e marrëveshjes, përkundrazi, palët duhet të ulen për të gjetur një rrugë të ndërmjetme”, tha ajo.

Ndërkohë, Vetëvendosje dhe LDK prej muajsh po negociojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje por pa mundur ta finalizojnë atë. Ngërçi mes palëve qëndron në ndarjen e posteve zyrtare, me zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar kuvendi që lëkundi balancën e arritur. LDK kërkon që posti i presidentit t’u takojë atyre, ndërsa Vetëvendosje thotë se është ende herët për të diskutuar një gjë të tillë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani