Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përshkallëzimi në Donbas, Ukraina do t’i drejtohet Gjermanisë dhe Francës

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 19:27 | Bota
Përshkallëzimi në Donbas, Ukraina do t’i drejtohet

Ukraina shpreh shqetësimin e saj lidhur me rritjen e incidenteve me të shtëna armësh nga separatistët në lindje të vendit. Ministri i Jashtëm, Vadym Prystaiko, do t’i diskutojë këto zhvillime me partnerët ndërkombëtarë në formatin e Normandisë, me Gjermaninë dhe Francën.

Gjatë kësaj jave Ukraina humbi dy ushtarë, ndërsa 10 persona të tjerë mbetën të plagosur.

“Do të ketë një reagim nga ana jonë për këto sulme. Do të kontaktojmë urgjentisht katër partnerët tanë të Normandisë, pasi siç e shikoni, marrëveshjet nuk po funksionojnë”, u shpreh ministri i Jashtwm, Vadym Prystaiko.

Presidentët Volodymyr Zelenskyi dhe Vladimir Putin arritën disa marrëveshje në takimin e fundit në Normandi, por armëpushimi duket se nuk po funksionon.

Konflikti në lindje të Ukrainës, që nisi në 2014, ka vrarë mbi 13 mijë persona, me një pjesë të rëndësishme të vendit që kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe ka thelluar përshkallëzimet mes lindjes dhe perëndimit.

Gjithashtu mbetet një ndër çështjet më të rëndësishme globale, për të cilën punohet papushim për të arritur një zgjidhje përfundimtare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani