Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Portieri i Manchester United përplaset me Lamborghini

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 12:41 | Futboll

Portieri i Manchester United, Sergio Romero, ka shpëtuar pa dëmtime pasi përplasi makinën e tij pranë qendrës stërvitore të klubit, “Carrington”.

Mediat britanike kanë publikuar foto nga aksidenti i ndodhur këtë të hënë, ku shihet makina e tij, Lamborghini, me vlerë gati 200 mijë euro, e përplasur me barrierat mbrojtëse në anë të rrugës.

Klubi anglez bëri të ditur në një deklaratë për mediat se argjentinasi nuk kishte pësuar dëntime, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit .

Romero ka qenë zëvendësuesi i De Geas këtë sezon në Premier League dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje deri tani. Por ka marrë pjesë në 4 ndeshje në Europa League dhe gjithashtu në Kupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani