Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Qeveria e re në Kosovë, Kurti mandatohet kryeministër, refuzoi takimin me Thaçin

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 10:06 | Kosova
Qeveria e re në Kosovë, Kurti mandatohet kryeministër, refuzoi

Është mandatimi më i çuditshëm në historinë e Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi dekretoi Albin Kurtin si kryeministër për formimin e qeverisë së re, por takim mes tyre nuk pati, pavarësisht ftesës së kreut të shtetit. Dokumenti zyrtar iu dërgua Kurtit në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa një kopje tjetër u dërgua në Kuvend.

Dekretin, presidenti Thaçi, e publikoi edhe në rrjetin e tij social Facebook, duke nënvizuar se është një hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja.

“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti jo më vonë se 15 ditë pas emërimit paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kërkon miratim nga ana e Kuvendit”

Dekreti i presidentit Hashim Thaçi

Dekretimi i Kurtit si kryeministër erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje i dërgoi një letër zyrtare Presidentit me emrin e të mandatuarit. “Lëvizja Vetëvendosje propozon Albin Kurtin, si të mandatuar për formimin e qeverisë së re të Republikës sëKosovës”, shkruhet në dokumentin zyrtar të partisë që fitoi zgjedhjet e 6 tetorit.

Caktimi i Kurtit erdhi pas kërkesave të shumta të presidentit Thaçi për të formuar sa më shpejt ekzekutivin e ri të vendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani