“Shih Napolin dhe vdis” – A2

“Shih Napolin dhe vdis”

Një grua shtatzënë poshtë statujës së Virgjëreshës Mari, një burrë duke mbajtur një kryq në pjesën e pasme të motorit dhe një pensionist me sy jeshil befasues.

Këto janë disa nga personazhet e pazakontë që fotografi britanik Sam Gregg ka përjetësuar në qytetin e Napolit, në jug të Italisë.

Sam tregon se i ka realizuar këto foto nga Napoli për të hequr sa do pak imazhin e keq të krijuar të qytetit jugor për varfërinë, krimin, dhunën e bandave si dhe lidhjen e tij me mafien.

Ai e ka quajtur koleksionin e tij “Shih Napolin dhe vdis”, një citim ky i huazuar nga libri i poetit gjerman Gëte për Italinë, i shkruar në 1786.

Fotot janë shkrepur në pjesën qendrore të Napolit dhe pikërisht në lagjet, Forcella, Quartieri Spagnoli, Rione Sanità dhe Santa Lucia.