Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Virginia në alarm, manifestimi për armët, autoritetet përgatiten për trazira

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 19:03 | Bota
Virginia në alarm, manifestimi për armët, autoritetet

Mijëra persona pritet të pushtojnë rrugët e qytetit amerikan, Richmond në Virginia, në një manifestim pro posedimit të armëve. Autoritetet kanë dyshime të forta se kjo protestë mund të përshkallëzojë dhe të sjellë trazira dhe dhunë.

Guvernatori i Virginias, Ralph Northam shpalli gjendjen e emergjencës përpara tubimit, duke ndaluar armëmbajtjen në zonën përreth qendrës së qytetit Richmond.

Manifestimi është një event i përvitshëm, por disa ligje për kontrollin mbi armët, të aprovuara nga ligjvënësit lokalë demokratë të Virginias, kanë zemëruar aktivistët dhe poseduesit e armëve.

Ky është një shtet amerikan, ku armëmbajtja është një e drejtë historike e pakontestuar më parë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani