Vlorë, njësia Qendër me fshatra të braktisur

Rrugë të boshatisura, oborre shkollash të mekura, dyer të mbyllura me dryn të ndryshkur dhe pragje oborresh të zëna me mur.

Kjo është panorama që të shfaqet në fshatrat e njësisë administrative Qendër, fshatra të cilët njihen edhe si kurora e qytetit të Vlorës.

“Të gjithë janë pa punë këtu, të rinjtë janë në Greqi, Itali apo Gjermani. Vetëm pleq ka këtu”, thonë banorët.

Drejtuesja e njësisë administrative shprehet se të rinjtë i takon vetëm kur vijnë në gjendje civile për të regjistruar ndonjë martesë ose kur u duhet ndonjë dokument. Margarita Koço shprehet: “Pjesa më e madhe e të rinjve janë jashtë shtetit”.

Turizmi dhe futja e disa prej këtyre fshatra në projektin e investimit “100 fshatrat” janë shpresa e vetme për të rikthyer rininë në këto zona.