Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrasje me armë zjarri në Tiranë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2022, 23:49 | Aktualitet
Vrasje me armë zjarri në Tiranë

Një person është vrarë me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te "Kodra e Diellit", në kryeqytet. Viktima është 39-vjeçari Briken Sanaj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë