Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

14 vjet pa Rugovën, Kosova nderon presidentin historik

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 13:48 | Kosova
14 vjet pa Rugovën, Kosova nderon presidentin historik

Kosova nderon presidentin historik të saj, Ibrahim Rugovën, i ndarë nga jeta në 21 janar të vitit 2006. Gjatë homazheve të zhvilluar në varrin e tij në Velani, Ramush Haradinaj tha se vepra e Rugovës do të jetoj përgjithmonë.

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik, doktor Ibrahim Rugova nderojmë në emër të institucioneve të Kosovës, por edhe si njerëz dhe si bashkëpunëtor veprën e tij, por edhe momentin e ndarjes, një moment i cili e mbaj mend gjithë jetë, që ka zgjuar gjithë popullin edhe një nderim i jashtëzakonshëm i popullit të Kosovës, i gjithë miqve e kuptohet Kosovën e presin sfida por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Në 14-vjetorin e vdekjes së Rugovës, homazhe tek varri i tij bëri edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi i cili tha se sot përkujtohet udhëheqësi historik i Kosovës i cili kontribuoi shumë për një Kosovë që synon Bashkimin Evropian.

 “Është një ditë e shënuar, një ditë historike me të cilën përkujtohet sot presidenti dhe udhëheqësi historik i Kosovës doktor Ibrahim Rugova, është ditë që sjell në mendje gjithë kontributin e tij të vyer për një Kosovë të lirë, një Kosovë që prosperon drejt Bashkimit Evropian me gjithë aleatët e saj”, tha Minxhozi.

Pjesëtarët e Lidhjes Demokrate të Kosovës, partia e themeluar nga Rugova, ishin mes të parëve që zhvilluan homazhe në varrin e tij ndërsa më pas vizituan familjen e ish-presidentit të cilës i shprehën ndërtimet më të larta.

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti e kujton presidentin Rugova si një “shqiptar të urtë, racional e që e donte popullin e vet ashtu siç është”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani