Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

9 vite nga 21 janari, vajza e Ziver Veizit: Kam ende besim te SPAK

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 10:39 | Aktualitet
9 vite nga 21 janari, vajza e Ziver Veizit: Kam ende besim te SPAK

Kanë kaluar 9 vite nga 21 janari 2011, ku katër persona mbetën të vrarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë një proteste të organizuar nga Partia Socialiste, atëkohë në opozitë.

Por edhe pse po mbushet dekada nga data tragjike, familjarët e viktimave vijojnë të kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim për përgjegjësit.

Ana Veizi, vajza e Ziverit, njërit prej viktimave të asaj dite, thotë për A2 se e ka pasur shumë të vështirë gjithë këto vite, pa babanë, njeriun e zemrës. “Dhimbja nuk mund të përshkruhet me fjalë”, thotë ajo në një prononcim për A2.

Megjithëse pranon se drejtësia nuk është vënë në vend, Ana është besimplotë se institucionet e reja do t’ia arrijnë. “Kjo është një ngjarje shumë më e rendë dhe e ndërlikuar se sa jepet, kështu që kjo është arsyeja pse drejtësia ende nuk jepet”, thotë ajo. “Megjithatë unë kam ende besim te drejtësia, te reformat e reja, te SPAK. Besoj se ndoshta do të përshpejtohet drejtësia. Gjithmonë do të vazhdoj të besoj te drejtësia, nuk i kam humbur asnjëherë shpresat dhe ndoshta kjo më jep forcë”.

Me qeverinë Rama Ana thotë se ka marrëdhënie shumë të mira. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta edhe për probleme të tjera personale që mund të kemi përveç vënies së drejtësisë. Na kanë qëndruar afër dhe ndihemi shumë mirë nga kjo pjesë, shumë të plotësuar”, thotë ajo.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani