Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

As Sormani nuk i bën derman Partizanit, Teuta rrëzohet në Durrës

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 19:01 | Futboll
As Sormani nuk i bën derman Partizanit, Teuta rrëzohet në

Debutim i hidhur për trajnerin Adolfo Sormani në stolin e Partizanit. Trajneri e nisi me humbje aventurën e dytë në stolin e kampionëve të Shqipërisë, me të kuqtë që u thyen 3-2 në transfertën me Skënderbeun.

Edhe pse e panë veten në disavantazh, korçarët përmbysën rezultatin prej pjesës së parë dhe duke përfituar nga superioriteti numerik, shënuan edhe golin e tretë me Bregun.

Laçi befasoi në Durrës, duke fituar minimalisht në fushën e Teutës. Ndeshja u vendos nga goli i Turkajt, me kurbinasit që rikthehen te suksesi pas dy humbjeve dhe mbeten në garën për një vend në kupat e Europës.

Vllaznia mposhti 2-0 Flamurtarin, që edhe pse pagoi detyrimet për Sirgi, ende nuk ka siguruar hapjen e merkatos dhe pret dritën jeshile nga FIFA për të prezantuar afrimet e reja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani