Çoi 16 kg heroinë me kamion në Itali, kapet 38-vjeçari – A2

Çoi 16 kg heroinë me kamion në Itali, kapet 38-vjeçari

droga kamion itali 600x338

Një shqiptar 38-vjeçar u arrestua në portin e Ankonës në Itali, pasi në kamionin që ai drejtonte u gjetën 16 kg heroinë.

Ai e kishte fshehur drogën në brendësi të kamionit që sapo zbarkoi në port, i nisur nga Durrësi, por qentë antidrogë arritën ta dallonin, gjatë kontrollit.

Ai nuk dha ndonjë shpjegim rreth sasisë së drogës, ndërsa u dërgua menjëherë në ambientet e paraburgimit.

Mediat italiane shkruajnë se do të mbrohet nga avokati Arjol Kondi.