Dior frymëzohet nga Greqia e lashtë – A2

Dior frymëzohet nga Greqia e lashtë

dior greqia 1100x620
Video

Perëndeshat greke pushtuan pasarelën e Dior. Drejtoresha artistike e kompanisë, Maria Grazia Chiuri e çoi publikun e javës së modës “haute couture” në Paris, në Greqinë e lashtë, duke propozuar veshje transparente, me dantella dhe pëlhura të derdhura.

Disa prej modeleve parakaluan me veshje rrëzëllitëse që i përshtaten sezonit të çmimeve në Hollivud, ndërsa të tjera propozuan stil më delikat. Java e modës “haute couture” e cila vazhdon deri në 23 janar, shfaq krijime të punuara me dorë nga disa shtëpi mode, e që blihen nga një klient i vetëm duke u qepur posaçërisht për të.

Shumë prej krijimeve të reja të Dior kishin ngjyra të mbytura dhe gjithashtu të fildishta dhe vishnje. Brenda ambienteve të muzeut Rodin të Parisit, të ftuarit u ulën pranë sculptures gjigante të nënës natyre, të artistit Judy Chicago.

Përgjatë pasarelës ishin vendosur banesa me mesazhe të tilla si “Po sikur gratë të udhëheqin botën”. Chiuri, e cila në të kaluarën ka punuar për Valentinon, i ka dhënë një vulë feminizmi krijimeve të Dior.