Dosjet e SPAK, Ibrahimi: Hetoni korrupsionin e niveleve të larta. Kraja: E vështirë pa BKH – A2

Dosjet e SPAK, Ibrahimi: Hetoni korrupsionin e niveleve të larta. Kraja: E vështirë pa BKH

dosjettt 1100x620
Video

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi ngriti shqetësimin për gamën e gjerë të veprave penale në fushën e korrupsionit. Në juridiksionin e SPAK, sipas tij, puna duhet të përqendrohet te zyrtarët e paprekshëm.

“Fakti është që Prokuroria jonë e Posaçme do të jetë e detyruar të hetojë edhe çështjen më banale të korrupsionit në periferitë e këtij vendi, krahas çështjeve të rëndësishme të korrupsionit që përfshijnë liderin e lartë të administratës dhe të politikës. Kjo ndoshta me kalimin e kohës do të vërtetojë që nuk ishte zgjedhje e mirë. Është vërtetë jetike që zgjedhja, vendimet në lidhje me juridiksionin të jenë të tilla që të mundësojnë rezultatet që ne i presim. Në rast se presim rezultate në fushën kundër korrupsionit është e domosdoshme që portofoli i Prokurorisë së Posaçme në këtë aspekt të jetë më i reduktuar dhe të jetë i orientuar drejt atyre funksionarëve që kanë peshë”, tha Gent Ibrahimi.

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, tha se duhet vullnet dhe profesionalizëm. “Të hetosh dhe të ushtrosh ndjekje penale ndaj zyrtarëve të lartë padyshim që ka vështirësi. Janë njerëz të fuqishëm me pushtet, që ndodhen direkt me situata penale nga më të ndryshmet. Kërkon vendosmëri profesionalizëm dhe objektivitet. Në kuadër të kësaj sigurisht do kesh dhe suksesin”, u shpreh Arben Kraja.