Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Grupi i famshëm i rokut, i pari që stampohet në monedhën britanike

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 18:39 | Showbiz

Autoritetet britanike i kanë bërë një tjetër nderim grupit të famshëm të muzikës rok “Queen”, pas vendimin të Postës Mbretërore për të nxjerrë një pullë të veçantë për 50 vjetorin e krijimit të tyre.

Freddie Mercury dhe anëtarët e tjerët janë grupi i parë muzikor që do të stampohen në një monedhë, të krijuar direkt nga thesari i Mbretërisë së Bashkuar. Monedha do të ketë prerje 5 paund dhe do të jetë e para e koleksionit të ri “Legjendat e muzikës”.

“Ky është një moment i madh që askush nuk e kishte imagjinuar. Kur e nisëm rrugëtimin tonë edhe shkalla e parë dukej e paarritshme. Të bësh të njohur grupin tonë dhe të vlerësosh muzikën që kemi bërë në këtë mënyrë është shumë e veçantë dhe nderim i madh”, deklaroi kitaristi Brian May.

Çdo anëtar i grupit do të ketë monedhën e tij, me detajet e instrumenteve që ata luajnë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani