Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Ka fituar miliona dollarë në NBA, por tani jeton kështu

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 08:55 | Sporte të tjera

Delonte West ka luajtur për 10 sezone në NBA, kampionatin më spektakolar të basketbollit në botë.

Ka qenë shok skuadre me LeBron James te Cleveland Cavaliers dhe ka qenë prezent në më shumë se 400 ndeshje. Në karrierë ka fituar rreth 16 milionë dollarë, por problemet psikologjike dhe varësia nga droga e kanë lënë të pastrehë.

Në mediat amerikane po qarkullojnë disa video ku Delonte West thotë se është dhunuar në rrugët e Uashingtonit.

“Erdhi drejt meje me një armë, unë po ecja në rrugë”, dëgjohet të thotë ish-basketbollisti. Kur pyetet për më tepër detaje, ai përsërit vetëm një frazë: “Nuk më plas fare”.

https://twitter.com/damani_givens/status/1219409909827149825

Në një video tjetër që qarkullon në mediat sociale, dikush që ngjan me West shihet i shtrirë në tokë duke u rrahur nga një burrë tjetër, në mes të një rruge me trafik.

https://twitter.com/N90sKindOfWorld/status/1219339349843763203

Menjëherë pas publikimit të videove, shumë basketbollistë të NBA i kanë bërë thirrje organizatës që ta ndihmojë urgjentisht 36-vjeçarin që ka luajtur me Boston Celtics, Seattle SuperSonics, Cleveland Cavaliers dhe Dallas Mavericks.

A2 CNN Livestream

Dita jonë