Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Koncesioni i sterilizimit, Manastirliu: Rishikohet kontrata, nuk ndikoi SPAK

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 19:20 | Aktualitet
Koncesioni i sterilizimit, Manastirliu: Rishikohet kontrata, nuk ndikoi SPAK

Qeveria rishikon kontratën koncensionare më të kontestuar në shëndetësi, atë të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Një ditë pasi SPAK konfirmoi nisjen e hetimeve për këtë koncesion, ministrja e Shëndetësisë deklaron rishikimin e kontratës.

Për A2, Ogerta Manastirliu tregoi se çmimi i shërbimeve të sterilizimit do të ulet me 25% për të gjitha ndërhyrjet që do të bëhen mbi shifrën e 64 mijë operacioneve në vit.

“Do të kemi një amendim i cili do të sjellë një reduktim me 25% të çmimit për të gjithë paketat instrumentare të kompleksiteteve të ndryshme, mbi një numër referencial prej 64 mijë ndërhyrjesh. Këtu flasim vetëm për ndërhyrje me kompleksitet të lartë, të mesëm dhe të ulët, pasi ka dhe një seri ndërhyrjesh të tjera që kanë mikrokirurgjitë, ku mesatarisht ndërhyrjet në vit, përfshirë mikrokirurgjitë arrijnë në shifrat 90 mijë”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë mohoi që ky vendim të ketë ardhur pas nisjes së hetimeve nga SPAK, pasi sipas Manastirliut, diskutimet kanë filluar që në mars të 2019.

https://youtu.be/uZWLCQQ3jgg

Negocimi për uljen e çmimit mbi 64 mijë ndërhyrje në vit, synon të mos frenojë më numrin e operacioneve të planifikuara në spitale, por ky rishikim nuk do të cenojë vlerën tavan të kontraktuar me koncesionarin.

“Është një proces i cili ka filluar muaj më parë, për të negociuar një kontratë e cila praktikisht është amenduar në fillimet e muajit janar. Ky hap është ndërmarrë për të akomoduar nevojat që kanë pasur spitalet për ndërhyrjet e planifikuara kirurgjikale”, sqaroi ministrja e Shëndetësisë.

Vetëm një ditë më parë SPAK nisi marrjen e deklarimeve në lidhje me kallëzimin e bëre nga Nisma “Thurje” për koncesionin.

Sterilizimi i pajisjeve mjekësore që përdoren për ndërhyrjet kirurgjikale është një nga koncesionet më të kontestuara dhe të akuzuara për abuzime. Sipas kontratës, për një periudhë 10-vjeçare, qeveria shqiptare do t’i paguajë koncesionarit 100 milionë euro, por fatura e paguar në tre vitet e para të zbatimit ka arritur gati në gjysmën e vlerës së koncesionit. 

https://a2news.com/2020/01/20/koncesioni-i-sterilizimit-mjeku-koni-dyshojme-per-abuzime-ne-vleren-e-tenderit/
https://a2news.com/2020/01/06/pd-koncesioni-i-sterilizimit-i-ka-marre-buxhetit-5-milione-euro-me-shume/

A2 CNN Livestream

Dita jonë