Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kreu i SPAK kërkon prokurorë shtesë: Rezultatet duan kohë

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 11:55 | Aktualitet
Kreu i SPAK kërkon prokurorë shtesë: Rezultatet duan kohë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, shfrytëzoni tryezën për korrupsionin, për t’i ripërsëritur kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkesën për plotësimin e vakancës me emërimin e dy prokurorëve të organikës së Prokurorisë Speciale.

I ftuar në konferencën rajonale “Hetimi financiar i korrupsionit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut”, të organizuar paraditen e sotme, Kraja nënvizoi vështirësitë që ka hetimi i zyrtarëve të lartë dhe në këtë betejë duhet të jenë të gjithë bashkë.

https://a2news.com/2019/12/31/spak-ndeshkim-dhe-politike/

“Kemi nisur hetimet duke u fokusuar në çështje më të rëndësishme. Kemi rivendosur kontaktet me partnerët ndërkombëtarë për çështje që vazhdojnë të hetohen. Janë disa hetime të përbashkëta që bëhen për llogari të autoritete e huaja”, tha Kraja në fjalën e tij. “Ndërkohë kemi miratuar paketën e plotë të akteve nënligjore për zgjedhjen e drejtorit dhe anëtarëve të Byrosë së Hetimit. Ne aktualisht kemi prokurorë por nuk kemi hetuesit. Kanë nisur aplikimet. Shpresojmë që deri më datën 30 të kemi një numë sa më të madh kandidatësh që më pas të mund të zgjedhim më të mirin dhe profesionistin”.

https://a2news.com/2020/01/19/hetimet-e-spak-hajdari-dosjet-e-vjetra-te-mbyllura-do-te-rihetohen/

Kreu i Prokurorisë së Posaçme nënvizoi dhe punën e përbashkët. "Duhet të kesh bazë ligjore të mirë, strukturë dhe vullnet për të arritur. Ne i kemi. Por për të pasur rezultate duhet pak kohë”, tha Kraja. “E rëndësishme është që jemi në rrugë të mirë. Për të pasur sukses duhet të jemi të gjithë bashkë. Duhen hequr barrierat kush e ka apo kush nuk e ka përgjegjësinë.  Duhet të jemi në front të gjithë në luftën kundër krimit përndryshe nuk do të kemi sukses. Dështimi dhe suksesi duhet të jetë i të gjithëve bashkë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani