Xherdan Shaqiri tashmë nuk është më në planet e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp.
Disa klube europiane si Roma dhe Sevilla kanë kërkuar shërbimet e shqiptarit me pasaportë zvicerane që në muajin janar, por klubi ka kundërshtuar dhe kërkon ta shesë përfundimisht në merkaton e verës.
“The Reds” kanë caktuar dhe një çmim 25 milionë paund për fituesin e Champions League, gati dyfishin nga sa e blenë nga Stoke.
Sezoni i këtij viti ka lënë shumë për të dëshiruar për Xherdan Shaqirin, kjo për shkak dhe të dëmtimeve të shumta. Ai e ka nisur si titullar vetëm 3 herë, ndërsa si zëvendësues 7 herë të tjera.
Edhe afrimi i japonezit Takumi Minamino në klub ka bërë që hapësirat për Shaqirin të zvogëlohen ndjeshëm.