Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Manaj flet “katalan”, shoku në Kombëtare i bën komentin epik

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 14:45 | Futboll
Manaj flet “katalan”, shoku në Kombëtare i bën

Ray Manaj ka firmosur tashmë me një ekip legjendar si Barcelona, edhe pse me ekipin e saj B.

Gjithsesi kjo është një arritje për Manajn, i cili shpreson se me performancat e tij mund të bindë trajnerin e ri “blaugrana” Setien t’ i japë një shans.

Mundësitë i ka, dhe Barcelona duket se beson te talenti i lushnjarit. Futbollisti i kombëtares shqiptare vlerësohet si një nga yjet e skuadrës ndaj klauzola e prishjes së kontratës për të do të jetë plot 50 milion euro për 22 vjeçarin i cili do të qëndrojë në Barcelonë deri në vitin 2023.

https://www.instagram.com/p/B7jfeD8CX6u/?utm_source=ig_web_copy_link

Manaj nuk ka hezituar të shprehë gëzimin e tij edhe në rrjetet sociale, ku ka postuar një status falënderues për tifozerinë blaugrana, në gjuhë katalane.

Postimi është patjetër i ndihmuar nga zyra e komunikimit të Barcelonës, por fakti nuk mund t’i shpëtonte shokut të tij Kejdi Bare, i cili pret nga dita ditës një transferim në La Liga, ku Getafe duket i interesuar.

https://a2news.com/2020/01/20/manaj-i-bashkohet-barcelona-b-gjen-edhe-nje-tjeter-shqiptar/

“Paske 5 universitete, sa shpejt mësove catalan”, shkruan si koment mesfushori i talentuar i Kombëtares, duke bërë shaka por edhe uruar kolegun e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani