“Mos ma kap ashtu djalin”, momenti kur një prind çmendet në një ndeshje mundjeje

Një burrë nga Karolina e Veriut është arrestuar pasi sulmoi kundërshtarin e djalit të tij, i cili në një ndeshje mundjeje gjimnazi kreu një lëvizje të palejuar.

Në video shihet se menjëherë pasi ia përplas djalin në tokë, babai futet në parket dhe sulmon kundërshtarin.

Në atë moment, arbitri sapo e kishte konsideruar faull kapjen e djalit që u sulmua nga babai i kundërshtarit të tij.