Neurokirurgu italian zbulon detaje nga gjendja e Michael Schumacher – A2

Neurokirurgu italian zbulon detaje nga gjendja e Michael Schumacher

Gjendja e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, është tepër e përkeqësuar, gjashtë vite nga aksidenti i tmerrshëm duke bërë ski, thotë një neurokirurg i famshëm. Ish-piloti i Ferrari-t, tanimë 51 vjeç, për pak sa nuk humbi jetën në dhjetor 2013 kur u rrëzua duke bërë ski në alpet franceze dhe përplasi kokën në një shkëmb. Qëndroi në komë për shume vite, por edhe pse tashmë ka dalë prej saj, Nicola Acciari, i cili punon në një spital në Bolonja të Italisë, thotë se është sot një person shumë i ndryshëm nga ai që njerëzit mbajnë mend nga koha kur pushtonte pistat e garave.

“Duhet të imagjinojmë sot një njeri të ndryshëm nga ai që mbajmë mend, me një organizëm dhe strukturë trupore tepër të përkeqësuar”, tha Acciari për gazetën italiane “Contro Copertina”. “Kjo ka ardhur si pasojë e traumës në tru që ka pësuar.

7-herë kampioni i botës vazhdon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës me gruan Corinna dhe dy fëmijët, vajzën Gina-Marie, 22 vjeçe, dhe djalin Mick, 20 vjeç.

Informacionet mbi shëndetin e Schumacher kanë qenë mjaft të rezervuara, i fundit ka ardhur nga Jean Todt, ish-menaxheri i tij te Ferrari, i cili zbuloi vitin e kaluar se gjermani ishte ende duke luftuar. Megjithatë, Acciari beson se Schumacher nuk ka më lidhje me njeriun që dominoi pistat e garave të Formula 1 në vitet 1994-2004.

Ai zbuloi se kishte ndjekur një garë bashkë me Schumacher në shtëpinë e tij në Zvicër. “Është në duar të sigurta dhe vazhdon të luftojë, nuk dorëzohet”, tha Todt.