Të shumtë janë
ata që pasi tërhiqen nga futbolli aktiv, vijojnë të merrem me sportin më të
bukur në botë, si trajner apo në pozicione të tjera në skuadra të ndryshme.
Por shumë
ish-futbollistë të tjerë kanë vendosur të braktisin totalisht sportin që i bëri
ata të njohur në të gjithë botën dhe të merren me një profesion krejtësisht të
ndryshëm.
Lee Bowyer – Ish-futbollisti i Leeds, sot është një peshkatar profesionist. Patrice Evra – Ish-futbollist i Juventusit, tashmë i është futur modës, duke hedhur në treg linjën e tij të veshjeve. Carlos Roa – Ish-portieri i Argjentinës i është përkushtuar punës vullnetare dhe kishës. Kakha Kaladze - Ish-mbrojtësi i Milanit, aktualisht është kryebashkiak i Tbilisit në Gjeorgji. Fabio Macellari – Ish-futbollist i Interit dhe Cagliarit, tashmë është një marangoz. Dario Simic – Ish-futbollist i Milanit, aktualisht drejton një kompani që merret me prodhimin e shisheve. Alessandro Pistone – Ish-futbollist i Interit, aktualisht drejton një lokal në qendër të Milanos. Atë mund ta gjeni duke bërë kafe, ose duke iu shërbyer. Fabio Rustike – Ish-mbrojtësi i Atalantës, sot është një bujk. Tim Wiese - Pas një karriere të gjatë si portier në Bundesligë, ai është bërë pjesë e mundjes. Faustino Asprilla - Sulmuesi legjendar i Parmës është një sipërmarrës dhe ka investuar në një linjë të kondomëve të quajtur “Tino”. John Carew – Ish-sulmues i Romës i është futur karrierës si aktor. Dario Hubner, -Ish-sulmuesi i Brescias, sot drejton një bar. Marco Materazzi – Ish-mbrojtësi i Interit është bërë pjesë e modës, ai ka hapur dyqanin e tij në Milano. Vikash Dhorasoo – Ish-futbollisti i Milanit, lojtar pokeri, kinema dhe së fundmi është bërë pjesë e politikës. George Weah – Nga Topi i Artë, sot President i Liberisë! Gianni Comandini – Nga futbollist i Milanit, sot DJ. Francesco Flachi – Ish-sulmues i Sampdorias, sot drejton një Fast Food. Gaizka Mendieta – Ish-mesfushori i Valencias e Lazios, sot është një DJ. Arjan de Zeeuw – Ish-mbrojtësi belg, sot është detektiv. Fabien Barthez – Portieri legjendar i Francës kampione e Botës është sot pjesë e rally-t. Mark Bresciano, ish-mesfushori i Palermos, sot është një kultivues kanabisi! Jose Mari – Ish-sulmuesi i Milanit, sot është bërë një bodybuilder. Andrei Arshavin – Ish-futbollist i Arsenalit, sot është një stilist dhe sipërmarrës. Martin Jorgensen – Ish-Futbollisti i Fiorentinës, menaxhon një kompani autobusësh. Victor Valdes – Ish-portieri i Barcelonës ka investuar në teknologji, duke publikuar aplikacionin e quajtur “Hola”. Denilson – Nga futbollist, në lojtar profesionist pokeri. Lebeouf - Ish-mbrojtësi francez ka filluar një karrierë në aktrimi Marcio Amoroso – Ish-sulmues i Udineses e Parmës, sot ka hapur një kompani ndërtimi. Dario Silva – Ish-sulmuesi i Cagliari pati një histori të hidhur. Pasi la futbollin, ai humbi këmbën në një aksident dhe sot punon si një kamerier në një piceri në Spanjë.