Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Operacioni “Tranzit”, arrest me burg për vëllain e ish-shefit të qarkullimit në Dibër dhe 6 të tjerë

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 12:18 | Kronikë
Operacioni “Tranzit”, arrest me burg për vëllain e

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë "arrest me burg" për të 7 të arrestuarit e operacionit “Tranzit”, mes tyre edhe vëllai i ish-shefit të qarkullimit Dibër, Robert Agës.

Të pandehurit janë pikërisht Pajtim Aga, si dhe Edmond Rajta, Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon (Paulin) Dodaj, Arjet Halilaj dhe Marsida Piperi.

Policia ra në gjurmët e grupit kriminal pasi prokuroria e Dibrës kishte nën përgjim Agën, i cili dyshohej për një tjetër vepër penale. I vetmi që pranoi se droga i përkiste atij ishte Shkëlzen Mazari.

https://a2news.com/2020/01/18/arrestimi-i-pajtim-ages-pd-rama-mbeshtet-krimin-per-te-vjedhur-zgjedhjet/

Dyshimet janë se Aga dhe Rajta transportuan drogën në shtëpinë e Mazarit. Nipi i këtij të fundit, Devis Mija, mori makinën dhe doli nga oborri i banesës, por që forcat e rendit e arrestuan 200 metra me tej.

Ndërkohë, sasia tjetër e drogës u kap në Gjirokastër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani