Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Paketa antishpifje, BE thirrje qeverisë shqiptare: Adresoni rekomandimet

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 20:44 | Politikë
Paketa antishpifje, BE thirrje qeverisë shqiptare: Adresoni rekomandimet

Bashkimi Evropian reagoi dhe njëherë, kësaj here përmes zëdhënëses së tij  Ana Pisonero për çështjen e të ashtuquajturës paketës antishpifje të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Përmes një deklarate për shtyp, Pisonero u shpreh se BE mbështet rekomandimet e KE për ligjin e medias dhe kërkon adresimin e rekomandimeve.

“ E kemi bërë të qartë se BE mbështet rekomandimet e KE në lidhje me ligjin e medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe për ne ato duhen adresuar. Fakti që presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në Parlament, përbën një shans për t’i pranuar rekomandimet. Ne shpresojmë se kjo të realizohet”, tha Pisonero.

“Brukseli”, shtoi ajo, “mbështet "në tërësi" rekomandimet e Këshillit të Evropës drejtuar Tiranës duke kërkuar "promovimin e vetë-rregullimit të mediave, një rishikim të pavarur gjyqësor të ankesave për media dhe transparencë më të madhe të pronarëve të grupeve të mediave e vendit", përfundon Pisonero.

A2 CNN Livestream

Dita jonë