Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përkujtohet 21 janari, Ndreu: Kush ka faturë për të larë nuk shpëton

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 12:47 | Aktualitet
Përkujtohet 21 janari, Ndreu: Kush ka faturë për të

Pjerin Ndreu kujton 21 janarin e vitit 2011, protestën e organizuar nga opozita e atëhershme, që përfundoi me humbjen e katër jetëve në bulevard. Ai tregon se përdorimi i armëve ka ardhur si pasojë e faktit që urdhrat nuk i jepnin personat përgjegjës. “Situata brenda gardhit nuk ka qenë në duart e personave përgjegjës, pra ka degraduar. Nuk kanë qenë në gjendje që të dalin mbi urdhrat e personave civilë dhe situata ka degraduar me armë”, thotë Ndreu për A2.

Ndreu mendon se mes institucioneve të reja të drejtësisë dhe atyre që ishin të emëruara ka diferencë të madhe, çka do të sjellë, sipas tij, hetimin dhe dhënien e drejtësisë. “Institucionet e reja janë komplet të pavarura dhe do të marrin në shqyrtim jo vetëm ngjarjen e 21 janarit, e cila me sa di unë ka fakte të reja që zbardhin gjithë skemën e ngjarjes, pse jo edhe kasetën e brendshme të Kryeministrisë dhe hedhin dritë mbi veprimtarinë e paligjshme të personave konkretë atë ditë . Me drejtësinë e re do të zbardhen të gjitha, të qetësohen të gjithë sepse kush ka një faturë për të larë, do ta lajë, nuk ka shpëtim, kushdo qoftë ai”, shprehet kryetari i Bashkisë Lezhë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë