Përplasja për Kushtetuesen, edhe Presidenti Meta i drejtohet Venecias

Mbulim Meta frame 186 1100x620

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Komisionit te Venecias, me një seri pyetjesh mbi shkeljet se pretendon se ka kryer Kuvendi i Shqipërisë me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i shtetit i drejtohet Venecias, në kushtet kur edhe Kuvendi i është drejtuar ekspertëve me pretendimin se është Presidenti që ka shkelur ligjin me përzgjedhjen e anëtarëve te Kushtetueses.

Ekspertët e Komisionit të Venecias do të jenë në Tiranë në 13 dhe 14 shkurt në një mision fakt-mbledhës, pas kërkesës së mazhorancës.

Kjo është përplasja e dytë në Venecia e Presidentit dhe mazhorancës, pas asaj për shtyrjen e zgjedhjeve vendore nga kreu i shtetit.