Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Planet e demokratëve, reformë kushtetuese dhe vetting politikës

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 15:38 | Politikë
Planet e demokratëve, reformë kushtetuese dhe vetting politikës

Janë ulur në tryezën e dialogut për reformën zgjedhore, por planet e demokratëve shkojnë përtej saj. “Vendi ka nevojë edhe për një reformë të thellë kushtetuese që lidhet me garantimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, përfshirë edhe nëse Parlamenti duhet të jetë me një ose dy dhoma”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një intervistë për A2.

Pretendojnë se dekriminalizimi nuk mjafton për ndarjen e politikës nga krimi. Vetting në politikë është mekanizmi të cilit opozita i referohet në dokumentin e prezantuar në Këshillin Politik. “Ne kemi propozuar një mekanizëm konkret, i ngjashëm me atë që aplikohet për gjyqtarët dhe prokurorët, që është vetting-u në politikë. Një politikan që ka kontakte të shpeshta me anëtarë të krimit të organizuar, nuk do të duhet t’i besohet një detyrë publike”, thotë Bardhi.

Puna me dekriminalizimin ndërkaq vazhdon. Sekretari i përgjithshëm i PD, thotë në intervistën për A2 se veç 5 rasteve të denoncuara deri më tani, janë edhe 10 kryetarë bashkish të majta që po hetohen nga selia blu, një prej tyre në qarkun e Tiranës. “Ne bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë për të dokumentuar indiciet apo të dhënat që mbledhim, por shpesh i marrin edhe nga kontakti me qytetarët, strukturat në rrethe, por edhe strukturat brenda PS”. Mes aleatëve ka skepticizëm mbi zgjedhjet e parakohshme. Kreut të LZHK Dashamir Shehi, i cili nga studio e A2 kishte deklaruar se jo te gjithë mes opozitës e kane këtë synim, Bardhi i dha këtë përgjigje: “Pa asnjë diskutim që i gjithë koalicioni opozitar i qëndron kërkesës për zgjedhje të parakohshme”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu