Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rasti “Stenda”, Prokurori Special në Kosovë: Ja si hetuam Ministrinë e Shëndetësisë

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 16:27 | Aktualitet
Rasti “Stenda”, Prokurori Special në Kosovë: Ja si hetuam

Kur flitet për hetimet e para për korrupsionin në nivele të larta nga SPAK-u, Shqipëria dhe Kosova kanë shkëmbyer përvojën në rastet e hetimeve dhe dënimeve.

Kosova jep leksione për rasti “Stenda”, e cila çoi në dënime të zyrtarëve të lartë. “Duke përfshirë ministrin e Shëndetësisë, sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Kishim mjekë nga të gjitha spitalet publike dhe private në Kosovë, kishim udhëheqës të spitaleve private, zyrtarët e financave në spitalet private dhe staf mbështetës në spitalet publike. Dëmi ishte më shumë se 4 milionë e 555 mijë euro. Nëse një mjek e kishte dërguar një pacient në klinike private, emri i tij evidentohej te spitali privat. Nëse ai bënte vetëm koronarografinë, mjeku merrte automatikisht një shumë prej 300 eurosh. Nëse ky pacient vendoste stendë në trupin e tij, atëherë automatikisht mjeku merrte një shumë prej 500 eurosh.

https://youtu.be/v-kEXYa1ueA?t=58

Një pjesë e këtyre pacientëve që kishin paguar për disa stenda, disa prej tyre dolën se nuk kanë fare stenda. Prej 230 personave që dëgjova si të dëmtuar, me të cilët unë ndaja dhimbjen kur dëgjoja rrëfimet e tyre sepse një pjesë e tyre ishin familjarë të këtyre pacientëve që kishin vdekur në duart e këtyre mjekëve. Mjekët në spitalet publike u thoshin pacientëve se ishin në rrezik jete dhe nëse brenda një ore nuk arrini në spital për të vendosur stendat, ju do të vdisni”, ka treguar Besim Kelmendi, prokuror i zyrës së Prokurorisë Speciale në Kosovë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli