Vllaznia-Flamurtari është ndeshja e parë e kësaj dekade në futbollin shqiptar, të cilën shkodranët e fituan me rezultatin e pastër 2-0 në “Loro Boriçi”.
Përballë tifozëve shkodranë, Vllaznia e dominoi totalisht takimin ndaj vlonjatëve që zhyten në fundin e renditjes, mes problemeve të mëdha këtë sezon.
Gilman Lika ishte autor i golit të parë në këtë sfidë, teksa ekzekutoi saktë një 11-metërsh në minutën e 38-të. Autori i golit të dytë ishte Hygor 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e fundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje.