Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Skuqet" Hysaj, Napoli kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 22:42 | Futboll
"Skuqet" Hysaj, Napoli kalon në gjysmëfinalen e Kupës

Napoli i ka kthyer reston ekipit të Lazios për humbjen e pësuar dy javë më parë në Olimpico, duke e eliminuar nga Kupa e Italisë me të njëjtin rezultat 1-0.

Me këtë fitore Napoli kalon në fazën gjysmëfinale të Kupës ku do të presë fituesin mes Fiorentinës dhe Interit. Goli për ekipin e Napolit u shënua nga Insigne që në minutën e dytë të takimit falë një inkursioni vetiak. Që nga ajo minutë rezultati mbeti i pandryshuar edhe pse rastet për të shënuar ishin të shumtë nga të dyja ekipet.

Kapiteni i Kombëtares shqiptar Hysaj e nisi në formacion ndeshjen e kupës, por u largua prej saj në minutën e 20 me karton të kuq pasi mori dy të verdhë në harkun e pak minutave. Shkodrani shkaktoi një penallti në minutën e 10 të pjesës së parë e cila u humb nga Imobile.

A2 CNN Livestream

Dita jonë