Teuta merr një “kampion” për sulmin – A2

Teuta merr një “kampion” për sulmin

MB TEUTA RUBIN HEBAJ frame 0 1100x620

Një sulmues kampion për ambiciet e Teutës drejt titullit në këtë sezon, që përkon edhe me 100-vjetorin e themelimit të klubit.

Durrsakët realizuan goditjen e madhe në repartin ofensiv, duke siguruar shërbimet e Rubin Hebajt. 23-vjeçari i cili u shpall kampion gjatë sezonit të kaluar me Partizanin, rikthehet në Kategorinë Superiore vetëm 6 muaj pas transferimit në elitën e futbollit ukrainas.

Hebaj mbylli aventurën te Vorskla Poltava dhe u bashkua menjëherë me Teutën, duke u vendosur nën urdhrat e trajnerit Edi Martini. Sulmuesi firmosi kontratë 6-mujore me opsion rinovimi dhe bëhet përforcimi i tretë i durrsakëve në merkaton e verës.