Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Tirana përplaset me Bylisin, duel kreu në kryeqytet

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 15:36 | Futboll
Tirana përplaset me Bylisin, duel kreu në kryeqytet

Tre fitoret me radhë nën drejtimin e trajnerit të ri në stol, por jo në stafin bardheblu, Emanuel Egbo, kanë rritur optimizmin te Tirana që rikthehet në fushë përballë një rivali direkt si Bylis që ka gjithashtu pretendime këtë sezon.

Me sytë nga ndonjë përforcim i mundshëm në ditët e mbetura të merkatos, 24 herë kampionët e vendit kërkojnë ta vazhdojnë aty ku e kanë lënë, serinë e rezultateve pozitive.

Gjithsesi, te Tirana nuk duan të nxitohen kur vjen puna te lufta për titull. Kryeqytetasit presin rivalët nga Ballshi, në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë