Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trump: Fluturimet direkte Kosovë-Serbi, tjetër fitore

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 08:39 | Kosova
Trump: Fluturimet direkte Kosovë-Serbi, tjetër fitore

"Tjetër fitore". Kështu e quajti Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve direkte mes dy vendeve.

Në një postim në Twitter, Presidenti Trump shkroi: “Të gjithë thanë se nuk mund të bëhej. Por për herë të parë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore”.

Trump falenderoi ambasadorin Robert O'Brien, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell.

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

A2 CNN Livestream

Dita jonë