Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Trump, një president fenomenal”... fansat ndahen për komentin e McGregor

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 17:20 | Sporte të tjera

Conor McGregor ka lavdëruar Presidentin amerikan Donald Trump me rastin e 3-vjetorit të tij në pushtet. “Një President fenomenal”, shkroi McGregor në Twitter duke e shoqëruar me fotografinë e një dhie që në anglisht thuhet (goat) – gjithashtu shkurtim për “greatest of all time” – më i madhi i të gjitha kohërave.

“Me siguri njëri prej tyre, pasi qëndron mbi supet e shumë gjigantëve të mrekullueshëm që kishin ardhur para tij. E pabesueshme. Urime dhe gëzuar ditën e Martin Luther King Jr. Amerikë”, vazhdonte postimi i irlandezit.

Edhe Presidenti u duk shumë i lumtur që kishte marrë miratimin e sportistit, pasi e uroi gjithashtu në Twitter për fitoren kundër Donald Cerrone në rikthimin e tij në UFC. Komenti ka ndarë mbështetësit e McGregor, pasi kishte nga ata që e kanë miratuar, por edhe nga që e kanë kundërshtuar.

“Të lutëm më thuaj që të kanë vjedhur llogarinë”, shkruante një person. “Je i pari atlet që pati guximin të lavdëronte Trump. Të falënderoj”, i shkruante një tjetër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani