Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vuçiç: Pres që çështja e taksës të zgjidhet nga qeveria e re e Kosovës

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 21:09 | Kosova
Vuçiç: Pres që çështja e taksës të

Formimin e qeverisë së re të Kosovës nuk e pret vetëm klasa politike dhe shoqëria kosovare, por edhe pala serbe.

Në një deklaratë për shtyp nga samiti i Davosit, presidenti i Serbisë deklaroi se beson se taksa që Kosova iu ka vendosur produkteve serbe dhe boshnjake nuk do të mbijetojë me krijimin e qeverisë së re. Sipas tij, qeveria e re nuk mund të bëhet pa Listën Serbe, e cila si kërkesë kryesore ka çështjen e taksës.

Besoj se taksa është e paqëndrueshme dhe me formimin e qeverisë në Prishtinë, një pjesë e problemit do të zgjidhet. Kushdo që e formon qeverinë. Është e qartë se pa Listën Serbe ajo nuk do të bëhet dhe heqja e taksës do të jetë një nga kërkesat kryesore të Listës Serbe", tha Vuçiç.

Autoritetet e Kosovës iu kanë vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja në fund të vitit 2018. Me gjithë thirrjet e BE dhe SHBA për heqjen e saj, ajo vazhdon të mbetet në fuqi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani